Italia, “demoloi” San Marinon me 7 gola!

Kombëtarja e Italisë, ka arritur një fitore të thellë ndaj San Marinos. “Azzurrët” dominuan plotësisht takimin duke mos i lënë asnjë shans të vetëm San Marinos, kombëtare e cila do të luajë me Kosovën pas pak ditësh në një miqësore tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në pjesën e parë, Italia shënoi vetëm dy gola. Bernardeski zhbllokoi rezultatin në min 32’ dhe Ferrari dyfishoi avantazhin në min 34’. Në pjesën e dytë, italianët shpërthyen me pesë gola të tjerë.

Politano shënoi në min 49’, pastaj Belotti në min 67’. Në min 75’ golin e pestë e shënoi talenti i Atalantas, Pessina dhe pas tre minutash, min 77’ Politano shënoi golin e dytë personal. Pessina shënoi golin e shtatë në min 87’ për të përmbyllur ndeshjen me një fitore të thellë. Rezultati përfundimtar, Italia 7-0 San Marino.

LEXO EDHE:

Back to top button