Barcelona, paguan shumë të majme për talentin brazilian

Vitor Roke (18 vjeç) është gati të bashkohet zyrtarisht me Barcelonën. Në fakt, mungon vetëm konfirmimi zyrtar. Marrëveshja mes klubeve për talentin brazilian është mbyllur për 30 milionë euro, plus 31 të tjerë në formë bonusesh. Një milion do të arkëtohet nga klubi i aktual, Atletiko Paranaense, në rast se do të fitojë ndonjëherë “Topin e Artë”.

Me këtë shumë të operacionit, Vitor Roke mund të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Brazilit duke qenë se transferimi i Endrick te Reali i Madridit u mbyll për një shifër që mund të arrijë në 60 milionë. Nëse plotësohen variablat e lojtarit të ri të Barçës, pagesa do të arrijë në 61 milionë.

Në këtë moment, Vitor Roke, familja e tij dhe menaxheri Andre Kjuri  janë tashmë bashkë në Kuritiba. Ata u takuan në këtë qytet për të nënshkruar kontratën e tyre të transferimit me Atletiko Paranaensen. Kontrata me Barcelonën do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029, por disa burime flasin për një sezon tjetër opsional.

LEXO EDHE:

Back to top button