Interi kërkon portierin e Bajernit, zëvëndësim për Onana-n në largim
Portieri i Bajern Munihut dhe kombëtares zvicerane, Jan Zomer ka mundësi të vazhdojë karrierën në kampionatin italian. Skuadra e Interit është i interesuar për shërbimet e portierit. “Zikaltërit” janë duke përgatitur një propozim për transferimin e lojtarit.
Gjiganti italian po e konsideron zviceranin si zëvendësues të Andre Onana-s, i cili është gati të firmosë me Man. Juanjtedit, sipas Fabrizio Romano.
Kujtojmë se Zomer u transferua te Bajerni në dimrin e vitit 2023 nga Borusia Mynshengladbahu. Ai bëri 19 paraqitje për Bajernin sezonin e kaluar, duke pranuar 25 gola. Në shtatë takime, portieri e mbajti portën të paprekur.








