Barcelona përballet me akuza të rënda

Barcelona përballet me akuza të rënda

Klubi i Barcelonës është në telashe të mëdha sa i përket çështjes Negreira. “Fiscalia”, autoriteti i kontrollit financiar në Spanjë, ka denoncuar në autoritetet juridike katalanasit, duke publikuar edhe dokumentet të cilat konfirmojnë pagesat e njëpasnjëshme që i ishin bërë Enrikuez Negreira, ish-zëvendës presidentit të Komitetit të Gjyqtarëve në Spanjë.

Sipas këtyre dokumenteve, vërtetohet pagesa e një shume prej 7,3 milionë eurosh nga viti 2001, deri në vitin 2018 për të. Autoriteti financiar, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, është i bindur bëhet fjalë për një tentativë korrupsioni me qëllimin e marrjes në këmbim të favoreve nga gjyqtarët.

Ky është në lajm “bombë” për katalanasit, të cilët mund ta pësojnë kështu shumë rëndë në një periudhë kur po vuajnë edhe probleme të mëdha ekonomike. Ndërkohë Real Madridi ka njoftuar se do të mbajë mbledhje urgjente të bordit, pasi planifikon të ndërmarrë hapat e radhës për akuzat për korrupsion që kishin të bëjnë me Barcelonën. Në rast se Barcelona shpallet fajtore, mund të përballet me sanksione të rënda sportive./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button