Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer 300 inspektime për një javë pas vendimit për ngrirjen e çmimit të bukës

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer 300 inspektime për një javë pas vendimit për ngrirjen e çmimit të bukës

Gazetar: Adnan Qaili

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer 300 inspektime për periudhën 27 shkurt deri më 5 mars, pas vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë. Për ngrirjen e çmimit të bukës deri në 33 denarë dhe vendimit për caktimin e obligimit të tregtarëve për blerjen dhe shitjen e llojeve dhe sasive të caktuara të mallit, janë shqiptuar dhjetëra gjoba me urdhërpagesa të lëshuara në vlerë prej 960.000 denarë.

Nga Inspektorati i Tregut thonë se vazhdojnë të jenë në terren dhe intensivisht po kryejnë kontrolle. Vendimi i Qeverisë u mor në fund të shkurtit, pas së cilës disa prodhues të mëdhenj, kryesisht në territorin e Shkupit, refuzuan ta dorëzojnë bukën në treg deri më 4 mars dhe në ndërkohë pasoi një vendim tjetër, me të cilin qeveria vendosi një detyrimi për ta dorëzuar atë, në së paku 80% të sasisë së prodhuar duke e marrë dhjetorin si muaj referent të prodhimtarisë.

LEXO EDHE:

Back to top button