Barcelona me “përgjigje” për ofertën e Al Hilalit për Lionel Mesin

Thashethemet për të ardhmen e Lionel Mesit vazhdojnë të qarkullojnë, me kampionin e botës që i përfundon kontrata në fund të qershorit me PSZH-në. Babai dhe menaxheri i yllit argjentinas i kanë mohuar raportimet se kishte vendosur të transferohej tek Al Hilal në Arabinë Saudite.

“Nuk ka absolutisht asgjë me asnjë klub për vitin e ardhshëm. Vendimi nuk do të merret para se Lionel të përfundojë sezonin” – shkroi Horhe Messi në Instagram të martën.

Një është e sigurtë që Al-Hilal do të tentojë me çdo kusht transferimin e Messit, andaj edhe ish-klubi i argjentinasit Barcelona që synon rikthimin e tij do të has në vështirësi në këtë garë.

Gazeta e madhe franceze “L’Equipe” raporton se katalunasit janë duke përgatitur një ofertë. Messi mund të arkëtojë 23 milionë euro në vit te Barça. Një shumë e konsiderueshme, më e madhe se çfarë ishte menduar më parë. Për ta realizuar këtë, Barcelona me borxhe të larta, duhet ende të vërë në lëvizje disa gjëra. Para së gjithash, duhen shitur disa lojtarë dhe rrogat e futbollistëve të tjerë në skuadër do të duhet të shkurtohen.

LEXO EDHE:

Back to top button