Barcelona i ka bërë një ofertë të re Bajernit për sulmuesin Robert Levandovski. Sipas gazetarit të “RMC Sport”, Loic Tanzi, Barcelona i ka ofruar kushte që janë afër kërkesave të klubit gjerman.
Vihet re se Barcelona ka ofruar 50 milionë euro për Levandovskin. Bajerni ka të ngjarë të pranojë ta lërë lojtarin të shkojë për atë shumë, pasi polaku është i dëshpëruar të largohet nga ekipi këtë verë.
Kujtojmë se PSZH-ja dhe Çellsi mund t’i bashkohen luftës për Levandovskin, por tashmë gjithçka po shkon drejt faktit që polaku do të jetë në La Liga. /abcnews.al/








