Barcelona pranon të paguajë klauzolën e Rafinjas!

Barcelona është gjithnjë e më afër arritjes së një marrëveshjeje për të nënshkruar me objektivin e Çellsit, Rafinja, pasi ra dakord të përmbushë çmimin e kërkuar prej 75 milionë eurosh të Lidsit për sulmuesin anësorë.

Çellsi arriti një marrëveshje me Lidsin në fillim të kësaj jave dhe kishte shpresuar të mposhtte Barcelonën për nënshkrimin e Rafinjas, pasi gjiganti i La Ligas hezitonte të rriste ofertën e tyre për 25-vjeçarin.

Megjithatë, ndërkohë që Çellsi po përpiqet të arrijë një marrëveshje për kushtet personale me yllin brazilian, agjenti i Raphinjas, Delo ka folur me Barcelonën në një përpjekje për t’i bindur ata të rrisin ofertën e tyre dhe t’i japin Raphinhas lëvizjen e ëndrrave në “Camp Nou”, të cilën ai e ka kërkuar gjatë gjithë verës.

Burimet e “90min” konfirmojnë se Barcelona e ka rritur ofertën e tyre në shifrën prej 75 milionë eurove që po kërkon Lidsi, duke rënë dakord për një plan pagese për t’i mundësuar ata të financojnë marrëveshjen për disa vite

LEXO EDHE:

Back to top button