Barcelona prezanton Rafinjën, tani kërkon edhe Bernardo Silva-n

Skuadra e Barcelonës ka zyrtarizuar lojtarin e tyre më të ri brazilian, duke u prezantuar në krah të Zhoan Laporta-s në stadiumin “Camp Nou”.

 

 

 

“Është një nder i madh të jem këtu. Jam mirënjohës që mund të vij këtu, të vesh këtë fanellë. Kam shumë idhuj që kanë kaluar këtu dhe kanë bërë historinë. Nëse mund të bëj gjysmën e asaj që ata kanë bërë, do të jetë shumë për mua. Është një ëndërr fëmijësh kjo që po përjetoj. Do të bëj çmos që ta ndihmoj Barçën që të bëhet sërish Barça e dikurshme”, kanë qenë fjalët e para të talentit brazilian.

Ndërkohë një lajm i rëndësishëm ka ardhur në lidhje me merkaton e Barcelonës. Të gjitha mediat po raportojnë se Barcelona ka patur një takim me drejtuesit e Barcelonës dhe agjentin e Bernardo Silva-s, lojtarit të Man. Sitit.

Nga raportimet thuhet se Barcelona dhe Siti kanë arritur një marrëveshje për transferimin e portugezit në Barcelonë për shifrën e 80 milionë euro. Ende nuk ka diçka zyrtare por thuhet se të dyja palët janë shumë pranë të firmosin dokumentat.

LEXO EDHE:

Back to top button