Barcelona refuzoi 70 milionë euro nga Arsenali për yllin e ekipit?!

Skuadra e Arsenalit është përpjekur të marrë Rafinjan nga Barcelona gjatë merkatos së janarit. Klubi anglez ishte në kërkim të një sulmuesi anësor, pas dështimit të transferimit të Zhoao Feliksit dhe Mudryk-ut, të cilët të dy u transferuan te Çellsi.
Arsenali vendosi në pjatë 70 milionë euro për brazilianin e Barcelonës, vlerë më e lartë se ajo që paguan spanjollët për ta sjellë në Spanjë, megjithatë u refuzua.
Për klubin ishte një ofertë tepër e ulët për një lojtar që është themelor në planet e Çavit./abcnews/