" "
Barcelona ka vendosur që të shpenzojë një pjesë të buxhetit të tyre për të transferuar një mbrojtës gjatë verës, përkundër faktit se ajo pozitë tashmë është e mbuluar nga disa lojtarë në ekip.
Bëhet fjalë për marokenin Çadi Riad i cili luan në radhët e Betisit dhe blaugranasit po synojnë ta aktivizojnë klauzolën e riblerjes, pasi Riad i cili më herët ishte lojtar katalanas dhe u transferua në formë huazimi në Andaluzi gjatë verës.
Ka qenë gazetari Mateo Moreto, ai i cili ka konfirmuar se Barcelona do të shpenzojë 7 ose 7.5 milionë euro për ta rikthyer Riad-in në ekip. 20-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon duke bindur krerët e klubit blaugranas që të marrin vendim për rikthimin e tij në klub.








