Skuadra e Barcelonës sërisht vihet pas mesfushorit të Milanit. Skuadra katalanse ka riaktivizuar bisedimet me Frank Kessi kontrata e të cilit me Milanin përfundon në qershor. Sipas gazetës “Sport”, mesfushori nga Bregu i Filidishtë e ka ndarë mendjen për të mos e vijuar karrierën me “kuqezinjtë”. Ai nuk pranoi 5 milionë euro neto në sezon të ofruara nga klubi kuqezi dhe në Itali tashmë janë të sigurt për humbjen e tij.
Pas flirtimit me Totenhamin, Arsenalin dhe Evertonin, Kesi joshet më shumë nga ngjyrat e Barcelonës. Tani ai pret një ofertë ekonomike që u ofrohet pretendimeve të tij. Barcelona e mirëpret afrimin e mundshëm të Kesit me kosto zero, për shkak të mungesës së një mesfushori “me muskuj” në organikën e saj, kuptohet edhe nga mosha e re e futbollistit (25 vjeç).








