Dalai Lama bën thirrje për paqe në Ukrainë
Dalai Lama ka thënë të hënën se është “thellësisht i pikëlluar” nga konflikti në Ukrainë, pasi udhëheqësi shpirtëror tibetian në mërgim bëri thirrje për paqe dhe “mirëkuptim të ndërsjellë”.
“Problemet dhe mosmarrëveshjet zgjidhen më së miri përmes dialogut”, shtoi ai.
“Paqja e vërtetë vjen përmes mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektit për mirëqenien e njëri-tjetrit”, shkruan CNN.
“Ne nuk duhet të humbasim shpresën. Shekulli i 20-të ishte një shekull lufte dhe gjakderdhjeje. Shekulli i 21-të duhet të jetë një shekull dialogu. Unë lutem që paqja të rivendoset shpejt në Ukrainë”.








