Rafael Leao, i cili është dëshmuar shumë herë si lojtar kyç i Milanit në këtë sezon, konfirmoi se do të qëndrojë në “San Siro” edhe për katër vitet e ardhshme dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i bashkëpunimit, pasi që të dy palët kanë rënë dakord për detajet.
Leao do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026 dhe do të marrë një pagë prej katër milionë euro e gjysmë plus bonuse dhe kontrata është në fazën përfundimtare dhe duhet të bien dakord vetëm detaje të vogla për t’u firmosur zyrtarisht.
“Dua të qëndroj në Milano dhe dua histori me këtë klub”, ka thënë Leao për “DAZN”.
Sipas njoftimeve, marrëveshja duhet të nënshkruhet më së voni deri në fund të muajit mars.








