Pas komunikimeve të ndryshme të bëra nga UEFA dhe F1, të cilat zhvendosën finalen e Ligës së Kampionëve dhe anuluan garën për Çmimin e Madh të Soçit, në orët e fundit ka ardhur edhe vendimi i Polonisë, i cili duhet të luajë në Moskë më 24 mars në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin “Katar 2022” dhe ka bërë të ditur se nuk do të luajë kundër Rusisë. Kështu bëri edhe Suedia, e cila mund të ishte përballur me rusët pas gjysmëfinales tjetër kundër Republikës Çeke.
Siç pritej, sot mbërriti edhe nota zyrtare nga Federata e Futbollit të Çekisë, e cila iu bashkua dy përzgjedhjeve të tjera në protestën kundër pushtimit rus të Ukrainës.
“Kombëtarja e Çekisë nuk do të luajë një ndeshje të mundshme në asnjë rrethanë, as në një fushe neutrale, kundër Rusisë në play-off të Kupës së Botës. Ne të gjithë duam që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur,” thuhet në komunikatën e Federatës Çeke të Futbollit.








