Bajerni “monitoron” Halandin, Levandovski gati të largohet?

Deklaratat e fundit të të Robert Levandovskit mbi të ardhmen e tij (nuk ka nënshkruar ende zgjatjen e kontratës me bavarezët) bëjnë që Bayerni i Mynihut të jetë i vëmendshëm ndaj merkatos dhe opsioneve që ofrohen në treg për përforcimin e fazës sulmuese.

Edhe pse drejtuesit e kampionëve në fuqi të Bundesligës e thonë publikisht se për ta vlen vetëm sulmuesi polak dhe duan që ai të qëndrojë, Tobi Altschaffl, kryeredaktor i “Bild”, siguron se Bajerni po e “monitoron” Erling Haalandin.

Gjithsesi, përveç ofrimit të këtij informacionit, ai beson se do të ishte më mirë për Bajernin të mbështetej te Levandovski sesa të vinte bast për Haaland.

“Unë nuk mendoj se nënshkrimi i Haalandit është një ide e mirë. Do të ishte shumë i shtrenjtë dhe Bajernit do t’i duhet të lejojë largimin e një prej lojtarëve më të mirë. Kur sheh sa ndeshje ka humbur Haaland dhe sa në formë është Levandovski, pavarësisht moshës së tij, e kupton se Bajerni është më mirë me Levan,” – shkruan Tobi Altschaffl. /Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button