Mesfushori spanjoll Pedri González tregoi klasin e tij në teknikë në ndeshjen e fituar thellë 4-0 përballë Atletik Bilbaos. Trajneri i Çavi Hernandez konsideron se ai është pasardhësi i Iniestës.
“Në shumë gjëra ai më kujton Andresin,” tha pas ndeshjes Çavi.
Statistikat e ofruara nga “Opta”, dalon qartë se “djaloshi i artë” ka numrin më të lartë të pasimeve të sakta, 86. Nga këto 86 pasime, tetë ishin topa të gjatë, ndërsa dy ishin: një pas shpine dhe një tjetër në qendër të zonës. Topat e humbur prej tij ishin vetëm gjashtë. Krahas kësaj, me tri driblime ka barazuar Gavi dhe Adaman sa i përket këtij seksioni statistikor.
Pedri ishte gjithashtu lojtari i dytë me më shumë rikuperime të topit. Vetëm Pike (13) kishte më shumë rikuperime të topit se Pedri (9). Mesfushori 19-vjeçari është pjesë shumë e rëndësishme për Çavin në mesfushë, pasi ka një rol vendimtar si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. /Supersport/








