Mbi 150 gjoba vetëm në Shkup, 33 për vozitje në gjendje të dehur
Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat 23 për tejkalim të shpejtësisë, 33 gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 19 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer.
Sipas MPB-së janë shqiptuar edhe 14 gjoba për përdorim të telefonit, 13 sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë, pesë masa për shofer fillestar, pesë për mjete të paregjistruara.








