Barcelona rikthehet te objektivi i merkatos së vitit 2019

Skuadra e Barcelona është e gatshme të kthehet në sulm për të marrë mbrojtësin qendror të Juventusit Matijs De Ligt. Në vitin 2019 katalanasit ishin konkurrentët kryesorë të “bardhezinjve” për blerjen e holandezit, i cili më pas përfundoi te klubi i Anjellit.

Tani, sipas “El Chiringuito”, ish-kapiteni i Ajaksit do të bëhej objektivi numër 1 i trajnerit Ronald Kuman, bashkatdhetar i lojtarit.

Edhe presidenti Laporta do të pajtohej me trajnerin e tij për objektivin bardhezi, por nuk do të jetë e lehtë të binden “bardhezinjtë” për të lënë mbrojtësin të shkojë.

LEXO EDHE:

Back to top button