Barcelona rikthen interesimin për Lautaron

Barcelona ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Drejtuesit e klubit do të nisin bisedimet me Interin për transferimin e sulmuesit gjatë këtij afati kalimtar. Barcelona pritet të dërgojë një ofertë në drejtim të Interit, për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas. Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, por nuk e ka vazhduar ende atë. Klauzola e lirimit të 23-vjeçarit është mbi 100 milionë euro. Lautaro edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm tek ekipi spanjoll.

LEXO EDHE:

Back to top button