Zjarre shkatërruese në Oregon të SHBA-së

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Oregon të Shteteve të Bashkuara janë duke u larguar nga zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë Paqësorin Veriperëndimor, thanë autoritetet. Zjarret po ndiqen edhe nga erëra të forta dhe thatësira. Guvernatorja e shtetit, Kejt Braun, tha se numri i saktë i viktimave nuk dihet ende, ndonëse janë konfirmuar katër. Një nga zjarret më shkatërruese, Almeda, i cili filloi në Ashland, afër kufirit me Kaliforninë, është duke u trajtuar nga policia si i dyshimtë. Më shumë se 100 zjarre aktualisht janë duke djegur 12 shtete perëndimore të SHBA-së. Më të goditurat janë Oregoni, Kalifornia dhe Uashingtoni.

LEXO EDHE:

Back to top button