Barcelona sfidon Kadizin, për ta harruar turpërimin nga Aintrahti

Eliminimi i papritur nga Liga e Evropës për Barcelonën ishte një dështim i madh, sidomos kur kjo ndodhi përpara tifozëve vendas në “Kamp Nou”, edhe pse ata mbetën nën hije për shkak të numrit të madh të tifozëve të skuadrës gjermane të pranishëm aty.

Për ta tejkaluar këtë dështim, Barcelona kërkon të fitojë ndaj Kadizit në La Liga dhe me synimin për të vazhduar mbetjen në vendin e dytë në tabelë. Ndeshja zhvillohet në “Kamp Nou” duke filluar nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme.

Barcelona: (4-3-3): Ter Stegen; Alves, Garcia, Lenglet, Alba; de Jong, Buskets, Gavi; Dembele, Aubamejang, Torres

Kadizi: (4-4-2): Ledesma; Akapo, Çust, Hernandez, Espino; Alejo, Mari, Fede, Idrissi; Negredo, Perez

LEXO EDHE:

Back to top button