Barcelona shënon gola, Morata kapet nga “VAR”-i

Skuadra e Barcelonës e ka fituar kryendeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur 0-2 Juventusin në Torino.  Katalanët, kanë arritur të shfrytëzojnë mungesën e Kristiano Ronaldos te Juventus, për të marrë pikë të plota nga ky udhëtim, ndërsa Ousmane Dembele i dha epërsinë e parë Juventusit, duke shënuar në minutën 14’ të ndeshjes, pas një asisti të Lionel Mesit.

 

Argjentinasi u regjistrua edhe vetë në listën e golashënuesve, duke shënuar nga penalltia në minutën e 90′. Në ëtë përballje, Alvaro Morata shënoi tri herë, por të tri golat u anuluan nga sistemi “VAR”.

 

Me këtë fitore Barcelona numëron gjashtë pikë dhe zë vendin e parë në grupin G.

Ndërkohë Lazio nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Klub Bruzhi, që u mbyll me rezultat 1:1. Zhoakin Korea në minutën e 14’, kaloi Lazion në epërsi 0-1,ndërsa vendasit u rikthyen në lojë duke barazuar në 1:1 në minutën e 42’, me Hans Vanaken,  nga penalltia.

Në këtë ndeshje nga minuta e 56’ u paraqit edhe Vedat Muriqi, por që nuk arriti të gjente golin

Skuadra e Mançester Junajtedit ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve në po aq ndeshje.

‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur 5:0 RB Leipzigun, me Mejson Grinvudin që hapi rezultatin në minutën e 21’, para se Markus Rashford të regjistrojë tripletën. Në listën e golashënuesve ishte edhe Marcial.

Me këtë fitore Man. Junajted numëron gjashtë pikë, duke u renditur në vendin e parë në grupin H

LEXO EDHE:

Back to top button