Ja kush janë artistët nën 30 vjeç që kanë fituar më shumë para në vitin 2020

ED Sheeran kryeson sërish listën e 30 artistëve më të pasur nën 30 vjeç, me një pasuri marramendëse prej 210 milion £ në bankë, raporton The Sun.

Harry Styles dhe Emma Watson mbyllin tre vendet e para, ndërsa KSI është hyrja e re me 12 milion £ . Ndërkohë Dua Lipa qëndron në vend të 12 me 22 milion £ .

Në 12 muajt e fundit, pavarësisht se u tërhoq nga turneu dhe u bë baba, Ed ka rritur pasurinë e tij me 40 milion £ falë nëntë milion biletave të shitura për turneun e tij rekord të Divide.

Harry shtoi pasurinë falë albumit të dytë të vlerësuar tepër me titull “Fine Line”, një turneu botëror dhe një marrëveshje fitimprurëse promovuese të “Gucci”.

Shokët e tij të grupit 1D janë gjithashtu në top 10, me Niall Horan në vendin e katërt, Louis Tomlinson në të gjashtin, Liam Payne në të shtatin, dhe vendi i nëntë i shkon Zayn Malik.

Ridley dhe John Boyega janë të dy në 20 të parët ndërsa hyrjet e tjera të reja përfshijnë Saoirse Ronan dhe yllin e “Killing Eve” Jodie Comer.

Molly Mae dhe Tommy Fury, të dy 21 vjeç, janë gjithashtu të rinj në listë me një pasuri prej 4 milion £.

Kylie Jenner kryeson listën për yjet më të pasur të moshës nën 30 vjeç jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Kylie ka bërë 423 milion £  duke shitur 51% të Kylie Cosmetics tek Coty dhe duke marrë 780 mijë paund për postimet në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button