Barcelona tani kërkon sulmuesin portugez te Atletiko Madridi

Sipas “El Chiringuito TV”, Joan Laporta ka një dëshirë për sulmin e Barcelonës, Zhoao Feliks.

Në Spanjë po spekulohet se Griezmann do të rikthehet në Atletiko Madrid dhe për këtë, Barcelona do ta shkëmbejë atë me Saul Niguez. Por, gazetari spanjoll Jota Jordi ishte i ftuar në emisionin “El Chiringuitos” ka deklaruar qe Feliks është objektiv i Laportas, pasi ky i fundit pëlqen shumë portugezin.

“Ai është një lojtar që presidenti i pëlqen shumë. Ne të gjithë e njohim agjentin e tij, Horhe Mendes. Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Joan Laportan. Në momentin që operacioni Griezmann erdhi në tryezë, një nga dëshirat e Laporta ishte vendosur dhe ai është Zhoao Féliks “, thotë Jota Jordi.

LEXO EDHE:

Back to top button