Barcelona nuk është më e interesuar për nënshkrimin e Ivan Fresneda të Real Valladolidit, raporton “Mundo Deportivo”.
Katalanasit ishin në garë me Real Madridin dhe Arsenalin për mbrojtësin e djathtë, por vendosën t’i japin fund interesimit të tyre. Arsyeja pse Barça vendosi kundër lëvizjes janë paratë. Valladolid po kërkon 10 milionë euro për 18-vjeçarin dhe katalunasit e shohin çmimin e kërkuar si shumë të madh.
Ata ende përballen me probleme financiare, me rregullat e “Fair Play Financiar” të La Ligës që do të thotë se klubi duhet të shesë përpara se të bëjë transferime të kushtueshme. Barcelona e humbi edhe Arda Gulerin, i vili kaloi te “Los Blancos” – që paguan 20 milionë euro për kartonin e tij te Fenerbahçe.
Kjo cilësohet si një disfatë e dytë për kampionin e La Ligas, duke ditur se rivali i tyre më i madh po investon për të ardhmen.








