VIDEO / Barcelona tregoi forcën, Arsenali në çerekfinale përmes penaltive

Liga e Kampionëve dhuroi emocione të mëdha. Barcelona ka prerë një biletë për në fazën çerekfinale, pasi eliminoi Napolin. Takimi i parë kishte përfunduar 1-1, ndërsa stadiumin olímpik “Lluís Companys” (Barcelona), Levandovski me shokë triumfuan me rezultat 3-1!

Në minutën e 15-të, një top i Rafinjas në zonë rezultoi si një penallti në lëvizje për Fermin Lopezin, i cili përballë portës ia doli të zhbllokojë llogaritë. Vetëm 2 minuta më pas, një zbritje e shpejtë e katalanasve solli edhe golin e dytë të skuadrës së Çavit, falë finalizimit perfekt të Kanselos. Kampionët e Italisë nuk u dorëzuan dhe shkurtuan diferencat brenda pjesës së parë. Edhe pse nuk është një sulmues, Amir Rrahmani e bëri shumë mirë atë rol, teksa realizoi në të 30-tën minutë.

Në pjesën e dytë Barcelona shtoi ndjeshëm presionin, duke vendosur disa herë në vështirësi prapavijën napoletane. Në të 83-të, goli i Levandovskit “vulosi” një herë e mirë kualifikimin e skuadrës spanjolle.

Arsenal iu fal penalltive ndaj Portos, për të shkuar kështu në çerekfinale (1-0 të dyja ndeshjet). Ishte Trosard që “ndezi” shpresën e “Ganersave” (41’-tën), me rezultatin brenda 90 minutash që mbeti i njëjtë. As koha shtesë nuk prodhoi gol, pasi skuadrat u kujdesën në maksimum të mos pësonin gol.

Skuadra e Artetas u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë, sakaq portugezët paguajnë shtrenjtë gabimet e Vendellit dhe Galeno-s.

LEXO EDHE:

Back to top button