Juventusi kualifikohet në Kupën e Botës për Klube, falë dështimit të Napolit

Skuadra e Juventusit është kualifikuar zyrtarisht në Kupën e Botës për Klube 2025. Pas Lacios, edhe Napoli i dha lamtumirën Ligës së Kampionëve në fazën e 16-të. Në këtë situatë, skuadra napoletane nuk do të mund të fitojë më pikë dhe për rrjedhojë nuk arrin dot në renditje Juventusin, që sheh “bardhezinjtë” me 47 pikë dhe Napolin me 42 pikë.

Këto janë skuadrat e kualifikuara në kompeticion përveç Çellsit, Real Madridit dhe Man. Sitit, klube që u kualifikuan në kompeticion sepse ishin fitues të tre garave të fundit të Ligës së Kampionëve.

Bajern Munihu (Gjermani) – 103 pikë, i kualifikuar

PSZH (Francë) – 82 pikë, i kualifikuar

Interi (Itali) – 76 pikë, i kualifikuar

Porto (Portugali) – 68 pikë, i kualifikuar

Borusia Dortmund (Gjermani) – 68 pikë, i kualifikuar

Atletiko Madrid (Spanjë) – 62 pikë

Barcelona – 58 pikë

Benfika (Portugali) – 52 pikë, e kualifikuar

Juventusi – 47 pikë, i kualifikuar

Napoli – 42 pikë

Kupa e re e Botës për Klube numëron 32 ekipe dhe zhvillohet një muaj për çdo katër vjet. Edicioni i parë i Botërorit të ri për Klube do të luhet në Shtetet e Bashkuara, pas një viti, me Interin dhe Juventusin sigurisht të pranishëm. Për të dy, të paktën 50 milionë euro fitim vetëm për pjesëmarrjen, me të drejtat televizive. Më pas do të ketë fitime të tjera, me skuadrën fituese që do të fitojë 100 milionë euro të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button