Barcelona triumfon në “Bernabeu”, Çavi në epërsi ndaj Ançelotit

Ka mjafuar një autogol i Militaos në minutën e 26′ që Barcelona të mposhtë Real Madrid në ndeshjen e parë të të gjysmëfinales së Kupës së Spanjës. Ndeshja ishte mjaft e luftuar ku arbitri nxorri plot 6 kartona të verdhë nga 3 për secilin ekip.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet më 5 prill në “Kamp Nou”. Kjo është hera e dytë që Barcelona e mund Realin, teksa në janar i rrëmbeu “Superkupën e Spanjës”, ndërsa Reali e ka mposhtur një herë në La Liga këtë sezon.

Ajo që dallohet në këtë sfidë është fakti se Reali e përfundoi ndeshjen me Barcelonën (0:1) pa e goditur portën kundërshtare. Hera e fundit që Real Madrid e përfundoi ndeshjen pa gjuajtje në portë ishte më 15 shkurt 2022, kur pësoi disfatë 0-1 kundër PSZH-së në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e kthimit për gjysmfinalen e Copa del Rey do të luhet më 5 prill në Camp Nou.

Ndërkohë Çavi kaloi në epërsi ndaj Karlo Ançelotit. Çavi u takua pesë herë me Ançelotin. Katalanasit fituan tri ndeshje (4:0, 3:1 dhe 1:0) dhe humbi dy (2:3 dhe 1:3).

LEXO EDHE:

Back to top button