Edhe pse kampionati në Spanjë ecën me ritme të shpejta, skuadrat mendojnë për të ardhmen. Kështu, Barcelona është duke përpiluar programin e merkatos së ardhshme. Në shënjestrën e klubit “blaugrana” ka përfunduar mesfushori argjentinas Guido Rodriguez.
29-vjeçari luan me Real Betis dhe ka konfirmuar se nuk do të rinovojë kontratën që përfundon verën e ardhshme. Për pasojë, ai do të largohet me koston zero dhe është një përforcim i rëndësishëm për çdo ekip. Rodriguez është në sezonin e tij të pestë në La Liga, ku ka treguar vlerat e tij.
Për trajnerin Çavi mesfushori argjentinas konsiderohet një blerje e rëndësishme, pasi vjen me koston zero, e njeh mirë kampionatin spanjoll dhe ka përvojë edhe në Europë. Duke parë problemet financiare që ka Barcelona, ardhja e Guido Rodriguez do të ishte një goditje e shkëlqyer.








