Bardhi dhe Levante mbyllin sezonin me barazim

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi me Levanten mbyllën sezonin aktual në La Liga me barazim 2-2 kundër Kadizi, që është barazimi i tretë në pesë ndeshjet e fundit. Levante mbylli sezoni në vendin e 14-të, ndërsa Bardhi ishte plotë 67 minuta në terren , duke u zëvëndësuar nga Hose Morales.

Roxher hapi rezultatin për vendasit, ndërsa Negredo dhe Akpo siguruan përmbysje në minutën e 14 dhe 32, ndërsa Melero me asist të Roxherit, barazoi shifrat në 2-2.

Levante mbyll sezonin me 9 fitore , 14 barazime dhe 15 disfata me golaverazh 46-57, ndërsa Kadiz me 44 pikë siguroi vendin e 12.

LEXO EDHE:

Back to top button