FC Shkupi, me dy lëvizje të mëdha brenda ditës
Skuadra e FC Shkupit ka filluar intenzivisht me rekonstrumin e ekipit dhe krijimin e skuadrës që do të kërkojë kalimin e barrierës së raundit të parë në garat evropiane, të cilën skuadra shkupjane nuk arrin të kalojë në vitet e fundit.
Hapi i parë ishte vazhdimi i kontratës me Alvarezin, ndërsa sot drejtuesit e klubit nga Çairi kanë vendosr që tëndërprejnë bashkëpunimin me sulmuesin e Mozambikut, Rexhinalldo, i cili në 14 ndeshje shënoi vetëm 2 gola dhe 2 asiste.
Ndërkohë drejtori sportiv, Omer Bunjaku është në bisedime intenzive me mbrojtësin Fiznik Zuka, i cili pritet të rikthehet sërisht në stadiumin në Çair. Mbrojtësi shqiptarë së fundit ishte pjesë e Rabotniçkit, ndërsa 3 vite ishte pjesë e Fc Shkupit. Në karrierën e tij, Zuka ka veshur fanellën e Renovës dhe Flamurtarit të Vlorës.







