VIDEO / Bardhi dhe Nikollov, sigurojnë fitore rutinore për Maqedoninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në mënyrë rutinore dhe pa shumë mund arriti që të regjsitrojë 3 pikë në transfretë ndaj Gjibraltarit. Mjaftuan golat e Enis Baardhit dhe Boban Nikollov në secilën pjesë që në fund Maqedonia të mund GJibraltarin në stadiumin “Viktoria”.

Maqedonia që nga fillimi kishte inciativën, duke kërkuar golin me anë të Trajkovskit, i cili edhe pse shënoi, goli i tij u anulua, që më pas Milan Ristovski të godet traversën, derisa Bardhi pas një kombinimi të shkurtër nga rivënia e këndit me Ezgjan Alioskin, mjaft mirë depërtoi në zonën kundërshtare, ku pasi kaloi disa futbollistë, shënoi një gol mjaft të bukur për rezultat 1:0.

 

Më parë, në minutën e 20-të, pas një gabimi të madh të Musliut, Gjibraltari ishte shumë pranë golit, mirëpo edhe pse doli i vetëm para portierit Deni Iliev, sulmuesi i vendasve Valarino nuk arriti të shënojë, duke prekur vetëm pjesën e jashtme të rrjetës.

Pjesa e dytë ishte edhe më bezdisëse se pjesa e parë, kur Maqedonia u mundua që të kontrollojë pronësimin e topit, mirëpo pa shumë sukses, pasi që sulmet përfundonin para 16 metërshit të porterit vendas. Kështu ishte deri në minutën e 83, kur Bardhi asistoi asistoi deri Babunski që përcolli topin në zonë, ndërsa atje, Boban Nikolov, ishte më I shpejtë se mbrojtja vendase dhe shënoi golin e dytë për Maqedoninë.

 

 

 

Kjo mjaftoi që Maqedonia të arkëtojë 3 pikë të reja dhe me katër pikë merr kreun e grupit, para sfidës së tjetër, kur takohen Bullgaria dhe Gjeorgjia.

LEXO EDHE:

Back to top button