Milevski: I kënaqur vetëm qasjen dhe angazhimin e fubollistëve

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, arriti një fitore rutinore ndaj Gjibraltarit, falë golave nga Enis Bardhi dhe NBoban Nikollovit dhe  siguroi 3 pikët e reja në Ligën e Kombeve. Trajneri Blagoja Milevski, u shpreh i kënaqur ma angazhimin e futbollistëve dhe fitoren.

Blagoja Milevski, trajneri i Maqedonisë

Urime për qasjen dhe angazhimin për futbollistët dhe shkojmë më tej , na pret Gjeorgjia. Para nismës së Ligës se Kombeve , të gjithë futbollistët thash se kanë kualitet dhe do të luajnë. Ilievin e vendosa pasi ekipi i tij luan në terren me barë artificial dhe për të pushuar Stole Dimitrievski. Serafimov dhe Todorovski kanë dëshmuar se kanë kualitet dhe në të ardhmen do të ketë vend në përfaqësuesja.

 

Boban Nikollov, futbollist i Maqedonisë

Është terreni i vështirë dhe nuk e di se si luhet në këtë terren. Mirëpo dëshmuan lojë me eksperiencë dhe arritëm që të shfrytëzojmë rastet që na u dhanë. Tani do të koncentrohemi për ndeshjen, ndoshta më të rëndësishme, kundër Gjeorgjisë. Mendojë se është ndeshja më e rëndësishme në këto eliminatore dhe presim përktahjen e publikut. Të shënosh gol është mirë por më e mirë është që të fitojmë. Shënuam gol në kohën e duhur dhe verifikuam fitoren. Kryesore është të fitojmë dhe ska lidhje kush shënon.

 

Përballja e radhës, do të jetë përball Gjeorgjisë , më 9 qershor, në stadiumin “Todor Proeski”, në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button