Bardhi “fyt për fyti” me mesfushorin e Beshiktashit

Enis Bardhi luajti në derbin e madh turk ndërmjet Beshiktashit dhe Trabzonsporit, i cili përfundoi pa fitues (2-2) dhe në fund mori karton të verdhë për shkak se u konfliktua me një kundërshtar.

Ishte koha shtesë kur Bardhi dhe Rozier patën një duel pranë vijës së jashtme. Pasi topi doli jashtë vijës anësore, të dy kishin diçka për t’i thënë njëri-tjetrit. Bardhi kapi kundërshtarin, por lojtarët e të dyja skuadrave vrapuan menjëherë për të qetësuar situatën.

Sa i përket golave ​​të ndeshjes, Gomez dhe Trezeguet dy herë kryesuan Trabzonin, ndërsa Larsen (autogol) dhe Cenk Tosun barazuan për Beshiktashin. Bardhi këtë derbi e nisi nga pankina, përderisa u aktivizua në minutën e 56-të.

LEXO EDHE:

Back to top button