Bardhi: Meritojmë vendin e dytë në këtë grup

Në pres konferencë, pas ndeshjes dhe fitores me 5-0 ndaj Armenisë, u shfaq kapiteni i Maqedonisë , Enis Bardhi, i cili shënoi 3 gola dhe ishte futbollisti më meritor për suksesin histroik të Maqedonisë në Erevan.

“Jam mirënjohës që arritëm këtë fitore. Mendoj se të gjitha duelet e mëparshme ishin si fitore, sepse luajtëm shumë mirë. Motivimi për shiritin e kapitenit nuk ishte vendimtar, për mua jemi të gjithë kapiten dhe të përgjegjshëm në kombëtare. Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe që kam marrë shiritin. Para meje ishte një Goran Pandev, kam mësuar shumë prej tij.

Sot luajtëm si ekip. E kishim një pjesë të ndeshjes kur ishim në rënie, Armenia luajti në shtëpi. Jemi të lumtur për këtë ndeshje, por përqendrimi ynë është fokusuar menjëherë te Islanda. Nuk e di se si do të përfundojë dueli mes Rumanisë dhe Islandës, nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Do të luajmë deri në fund për atë vend të dytë, mendoj se e kemi merituar vërtet.

Me Milevskin kemi kohë që punojmë, e dimë se çfarë kërkon dhe çfarë karrakteri ka. Pas kësaj fitoreje jemi më të lirshëm, duam të vazhdojmë kështu. Puna e tij do të provojë veten. E njohim shumë mirë dhe besoj se do të bëjmë mentalitetin fitues. Jam i lumtur për hat-trickun, por rezultati ishte shumë më i rëndësishëm”, tha mes tjerash Bardhi.

Maqedonia ndeshjen e fundit në kualifikueset e Botërorit do ta luajë të dielën kundër Islandës në Shkup. Megjithatë, për të siguruar vendin e dytë duhet pritur një befasi nga sfida Rumani-Islandë ose Lihtenshtajn-Rumani.

LEXO EDHE:

Back to top button