Bardhi: Miqësoret do të na shërbejnë për të parë formën tonë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll aktualisht është duke zhvilluar përgatitjet në Antalia të Turqisë, në prag të sfidave miqësore me Moldavinë dhe Malin e Zi. Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski theksoi se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, duke paralajmëruar se do të eksperimentojë në sfidat e radhës, posaqërisht në planin taktik.

 

“Jam i kënaqur me atë që pashë te djelmoshat brenda këtyre 3 ditëve. Atmosfera në kombëtare është në nivelin më të lartë. Për fat të keq Isnik Alimi, Erdon Daci dhe Stefan Ashkovski, nuk do të jenë me ne këtë grumbullim dhe në dy ndeshjet miqësore, ndërsa të tjerët janë gati për të dhënë maksimumin në atë që na pret….Do të shfrytëzojmë këtë dy ndeshje dhe ato të muajit qershor për të testuar disa lëvizje të ndryshme taktike dhe pozicione të reja për disa nga lojtarët dhe do të shohim se si do të duket ajo., tha mes tjerash trajner i Maqedonisë, Blagoja Milevski.

Ndërkohë kapiteni i Maqedonisë, Enis Bardhi, beson se ai dhe kolegët e tij janë gati për të dhënë maksimumin në dy miqësoret në Antalia dhe se secili mund t’i përgjigjet pozitivisht çdo kërkesë të trajnerit, për sa i përket ndryshimeve taktike.

“Jemi grumbulluar pas disa muajve të pauzës në reprezentacion dhe besoj se jemi të gatshëm dhe këtë herë shumica e lojtarëve kanë minutazh më shumë në ekipet e tyre. Forma e tyre besoj se është në një nivel fizikisht pak më të lartë. Jemi përgatitur gjatë që të shohim vehten në këto dy ndeshje miqësore,të cilat do të na shërbejnë për lojrat e ardhshme , të cilat I kemi në Ligën e Kombeve dhe përgatitemi për ato ndeshje, të cilat janë shumë të rëndësishme për ne,” tha mes tjerash Enis Bardhi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë, të premtën, në orën 15:30, do të përballet me Moldavinë, ndërsa 3 ditë më vonë, do të sfidojë Malin e Zi, në orën 18:00.

LEXO EDHE:

Back to top button