Bardhi mund të mbetet në Turqi, ofertë konkrete nga një tjetër skuadër turke

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi është plotësisht i izoluar nga skuadra e parë e Trabzonsporit dhe ky është mesazhi nga administrate e skuadrës turke se ai do të largohet në afatin kalimtar të janarit. Mirëpo informatat e fundit thonë se Bardhi mund të qëndrojë në Turqi. Skuadra e “Hatayspor” është klubi që shfaq interesin më të madh për kapitenin e përfaqësueses së Maqedonisë dhe tashmë ka nisur negociatat me Trabzonsporin për të sjellë Bardhin në radhët e tyre nga fillimi i vitit 2025.

“Hatayspor” aktualisht është në vendin e parafundit në tabelë, por ky klub është i vendosur për të siguruar mbijetesën dhe drejtori sportiv Riza Çalimbaj në një prononcim për gazetën “Miliet” ka konfirmuar se Bardhi është në krye të listës së dëshirave, së bashku me një tjetër lojtar i madh, Emre Mor nga “Eyupspor”.

“Ne e kërkonim Bardhin në verë, më pas dështuam, por tani po përpiqemi sërish me të njëjtin qëllim. Shpresojmë për më shumë suksese”, tha Riza Çalimbaj.

Mbetet për t’u parë nëse Enis Bardhi do të pranojë kalimin te “Hatayspor” dhe të qëndrojë në kampionatin turk apo do të vendosë për një aventurë të re në karrierën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button