Bardhi nis stërvitjet e lehta, fansat mezi presin kthimin e tij

Fansat e Levantes vazhdimisht interesohen për gjendjen shëndetësore te Enis Bardhit. Mesfushori shqiptarë u lëndua në stërvitjet para përballjes me Gjeorgjinë, ndërsa situata serioze ishte një brengë shtesë për fansat e skuadrës spanjolle, të cilët mezi presin kthimin e tij në terrenin e gjelbër.

Lajmet e mirë vijnë nga kampi i Levantes , ku Bardhi ka filluar stërvitjet e lehta si parapërgatitje për stërvitjet më të vështirë dhe të jetë sërisht në konkurencë për ekipin e parë. Sipas mediave spanjolle , Bardhi nuk do të jetë aktiv në ekipn e Levantes në vitin 2020, mirëpo disa media të tjerë raportojnë se ai mund të jetë gati për sfidën ndaj Betisit më 29 dhjetor.

Nëse Bardhi paraqitet në këtë përballje, kjo do të thot se është tejkaluara lëndimi dhe se në të ardhmen, Bardhi do të jetë sërisht në rolin e liderit të Levantes në garën për mbijetesë.

LEXO EDHE:

Back to top button