Bardhi sjell epërsi për Maqedoninë në Gjibraltar

Përfaqësuesja e Maqedonisë është në epërsi ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e dytë në kuadër të grupit 4 të Divizionit “C” në Ligën e Kombeve.

Maqedonia që nga fillimi kishte inciativën, duke kërkuar golin me anë të Trajkovskit, i cili edhe pse shënoi, goli i tij u anulua, që më pas Milan Ristovski të godet traversën, derisa Bardhi pas një kombinimi të shkurtër nga rivënia e këndit me Ezgjan Alioskin, mjaft mirë depërtoi në zonën kundërshtare, ku pasi kaloi disa futbollistë, shënoi një gol mjaft të bukur për rezultat 1:0.

 

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 21-të, ndërsa vetëm disa minuta më herët pas një gabimi të madh të Musliut, Gjibraltari ishte shumë pranë golit, mirëpo edhe pse doli i vetëm para portierit Deni Iliev, sulmuesi i vendasve Valarino nuk arriti të shënojë, duke prekur vetëm pjesën e jashtme të rrjetës.

LEXO EDHE:

Back to top button