Megi Pojani thotë se i pëlqen të jetë ‘e pacipë’, pas fotografive provokuese që shpesh i publikon

Megi Pojani duket se nuk shqetësohet aspak për komentet negative ndaj saj në rrjetet sociale, pas fotografive provokuese që shpesh i publikon.

E ftuar mbrëmjen në “Më lër të flas” të Top Channel nën moderimin e vëllezërve Veshaj, bukuroshja tha se nuk e ndien presionin e gjykimit, por vlerëson në maksimum feminitetin e saj dhe të qenit vajzë.

Foto: Screenshot/Me ler te flas/Top Channel

Vajza e shumëpërfolur e rrjeteve sociale ka shuar kureshtjen e të gjithëve, nëse do të marrë pjesë në spektaklin e madh të ‘Big Brother VIP 2’.

Moderatorja ka thënë se nuk e ka të sigurt nëse do futet, sepse ka frikë nga vetja. Ajo tha se edhe nëse vendos të futet, do ta marrë vendimin në moment të fundit, sepse është e pavendosur.

“E di ose nuk futem unë, sepse kam frikë nga vetja. Edhe nëse vendos të futem, do e vendos sot për nesër, sepse jam shumë e pavendosur”, ka thënë Megi.

Foto: Instagram/megipojani

LEXO EDHE:

Back to top button