Barella apo Lautaro, kush do të jetë kapiten i ri i Interit?

" "

Pas lamtumirës së Marselo Brozoviçit, Milan Shkriniarit dhe Danilo D’Ambrosios dhe lamtumirës shumë të mundshme të Samir Handanovic, te Interi duhet të zgjidhet një kapiten i ri.

Sipas raportimeve të medieve italiane, për momentin Lautaro Martinez shihet si më i favorizuar se Nikolo Barella për shkak të vjetërsisë, duke qenë se sulmuesi mbërriti në Milano, një vit përpara mesfushorit italan.

Në garë për shiritin e liderit është edhe Stefan de Vrij, i cili sapo ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025, por edhe Federiko Dimarko dhe Alesandro Bastoni, janë po ashtu një mundësi.

LEXO EDHE:

Back to top button