Barnli shpërblen Vinsent Kompaninë me kontratë të re

Sezonin e ardhshëm, Premier Liga do të ketë një ekip ku në Championship ka bërë mrekullinë. Barnli i trajnerit, ish-lojtarit të Man. Sitit, Vinsent Kompani, ka siguruar vendin e parë në ligën e Championship dhe do të luajë sezonin e ardhshëm ndaj skuadrave më të mira të Anglisë.

Barnli ka grumbulluar deri më tani këtë sezon në ligë plot 98 pikë, ku nga 45 ndeshje të luajtura deri më tani, ka marrë 28 fitore, 14 barazime dhe 3 humbje, ndërsa ka shënuar 84 gola dhe ka pësuar 35. Për këtë ecuri të jashtëzakonshme, drejtuesit e klubit kanë dashur të shpërblejnë Kompani-n me një rinovim kontrate.

“Arkitekti” i tyre, trajneri belg, ka firmosur një kontratë të re, e cila do të skadojë më 30 qershor të vitit 2028,” thuhet në kumtesën e skuadrës angleze.

LEXO EDHE:

Back to top button