Barti, anulon pjesëmarrjen në Guadalahara

Tenistja më e mirë sipas listës “VTA”, Eshli Barti, ka mbyllur sezonin dhe nuk do të mbrojë titullin në turneun final të VTA-s, që do të zhvillohet në Guadallahara të Meksiko nga 10 e deri më 17 nëntor. Tenistja australiane, nuk morri pjesë në turneun Masters “US Open”, duke paralajmëruar se do të përgatitet më mirë për sezonin e ardhshëm. “Ishte vështirë që të sjellim një vendim të tillë, por prioritet është që të pushojë trupin nga sezoni i vështirë dhe të fokusohem për turneun në Australi,” tha mes tjerash Barti për mediat në Angli. Kujtojmë se Eshli Barti, këtë vit arkëtoi 5 tituj, dhe çfaredo që të ndodh në turneun në Guadallahara, ajo do të mbetet në vendin e parë në renditjen e tenisteve më të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button