Kampioni i Maqedonisë, në garat në grupe

SIpas Federatës së Hendbollit në Evropë, skuadrat e hendbollit në Maqedoni kanë regjistruar rënie për 2 vende, në renditjen e fundit të klubeve. Në renditjen e re, Maqedonia është në vendin e 6-të, që do të thotë se kampioni nga sezoni 2021/2022, do të ketë të drejtën e pjesëmarrjes direkte në garat në grupe në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë në Ligën Evropa, janë të sigurta 3 vende, ndërsa 2 prej të tyre do të plotësohen përmes eliminatoreve. Kujtojmë se ka shumë ndryshime në 10 vendet e parë sipas Federatës së Hendbollit të Evropës. Gjermania është në kreun e renditjes, Spanja parakaloi Francë dhe u ndal në vendin e dytë, ndërsa Rumania futet në Top 10-in, duke larguar kombëtaren e Kroacisë.

LEXO EDHE:

Back to top button