Basha: PD s’ka marrë kurrë financim rus
Basha: PD s’ka marrë kurrë financim rus

Lulzim Basha, ish-kryetar i Partisë Demokratike, ka reaguar pas lajmeve se PD-ja ka qenë një nga partitë e vendeve evropiane që është financuar nga Rusia. “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja”, shkruan Basha në Twitter. “Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE”, shton Basha në reagimin e tij./Alsat.mk