Bashkëpunimi me BDI-në, Hoxha: LSDM-ja ka mirëkuptim për Besën

-Për shkak të specifikave të zgjedhjeve lokale, secila parti vlerëson si dhe ku duhet të del me kandidatët e tyre, paraprakisht duke pasur mirëkuptim për të gjitha specifikat që janë mes partnerëve të koalicionit, kështu sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha arsyetoi deklaratat e mëparshme “se nëse LSDM qëndron pas BDI-së në zgjedhje, do të ketë pasoja për Qeverinë”.

“LSDM-ja, si parti më e madhe që e udhëheqë koalicionin qeverisës ka mirëkuptim për të gjitha kërkesat tona, respektivisht pozicionet në politikë dhe sipas kësaj ndërtohen strategjitë dhe politikat e shumicës qeverisëse”, tha mes tjerash Hoxha.

LEXO EDHE:

Back to top button