Zaev: Nëse Kushtetuesja rrëzon vendimin për autostradat, do të humbasim shumë kohë

-Nëse Gjykata Kushtetuese vendos se këtu ka diçka jokushtetuese, joligjore, ne këtë do ta respektojmë, kështu komentoi kryeministri Zoran Zaev nismën e Antikorrupsionit për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Partneritet Strategjik me kompaninë Behtel – Enka, në ndërtimin e autostradave, shkruan Alsat. Zaev tha se në rast se vazhdohet me procedurat e zakonshme, ndërtimi i autostradave do të merr shumë kohë.

“Nëse bie…Gjykata Kushtetuese është vendimtare. Pastaj vazhdojmë me procedurat që nënkuptojnë dy alternativa. Njëra është procedura tradicionale që e ka shteti, kjo do të thotë projektim 3-4-5 vjet, pastaj zgjedhja e realizuesit, mbikqyrësit, që në përgjithsi si procedurë për autostradat e këtij kalibri, flas mbi gjitha për autostradën e rëndë nga koridori 8, që është posaçërisht në dimensionin Gostivar-Kërçovë, por edhe për Tetovë-Gostivar, Strugë Qaf Thanë, por edhe korridorin 10B, Prilep-Manastir,do të humbim shumë kohë”, tha mes tjerash Zaev.

Ndryshe, anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit thonë se Ligji mundëson kufizim të konkurrencës dhe shmang garën korrekte se kush duhet ta fitojë biznesin. Nga Antikorrupsioni njoftuan se do t’i kërkojnë Qeverisë t’i ndërpresë të gjitha hapat e ardhshëm të negociatave me Behtel-Enkën, derisa të merret një vendim përfundimtar nga Kushtetuesja.

LEXO EDHE:

Back to top button