Bashkëshorti i Kamela Harris jep dorëheqje nga puna si avokat

Douglas Emhoff, burri i Kamala Harris, zëvendës presidentes në ardhje në SHBA ka dhënë dorëheqje nga puna e tij si avokat. Emhoff punonte si avokat në kompaninë globale për jurisprudencë DLA Piper.

Një deklaratë nga selia e fushatës së Biden thonë se Emhoff kishte marrë pushim pa pagesë që nga muaji gusht, menjëherë pasi Joe Biden njoftoi se Kamala Harris ishte përzgjedhja e tij për postin e zv/presidentes.

Emhoff ka vendosur të ndihmojë gruan e tij dhe kabinetin e Biden për krijimin e administratës së presidentit në ardhje. Emhoff do të jetë bashkëshorti i parë i një zëvendës presidente, ngase Harris do të jetë femra e parë që do të ushtrojë këtë funksion në SHBA.

Kamala Harris dhe Douglas Emhoff janë të martuar që nga viti 2014, kur Harris shërbeu si prokurore e përgjithshme në Kaliforni, pas çka në vitin 2017 ajo u zgjodh senatore në Kongresin Amerikan.

LEXO EDHE:

Back to top button