(Video) Konfiskohet një sasi e armëve në Serbicë të Kërçovës, arrestohen dy persona

Gjatë ditës së djeshme (10.11.2020) zyrtarë policorë nga Njësiti për kriminalistikë-Sektori për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve arrestuan dy persona nga fshati Sërbicë i Komunës së Kërçovës dhe konfiskuan një sasi të madhe të armëve dhe municionit. Të arrestuarit janë H.I. 27 vjeç dhe A.I. 52 vjeç, djali dhe babai nga Sërbica. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 4 pushkë automatike “Kallashnikov’, 2 pushkë gjysmë automatikë, 6 karikatorë për pushkë automatike, 12 karikator me plumba për revole dhe shumë armë të tjera përfshi edhe një mitraloz dhe shumë plumba.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button